Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Sa të shkon”, Anis Mehmeti yll brenda dhe jashtë fushe, FSHF magjepset nga futbollisti i Ipswich

Shkruar nga NEWSPORT
“Sa të shkon”, Anis Mehmeti yll brenda dhe jashtë fushe,
Anis Mehmeti

Rikthimi i tij në Kombëtaren shqiptare ishte mëse i merituar, falë paraqitjeve të bëra në Angli me skuadrën e Ipswich Town.

Prania e tij te kuqezinjtë shihet si thelbësore për trajnerin Sylvinho i cili mund t’i japë minuta të rënda në ndeshjen përballë Polonisë e cila do të luhet të enjten në orën 20:45 në Varshavë.

Për të treguar dhe raportin e veçantë mes Mehmetit dhe ngjyrave kuqezi, është kujdesur Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet 25-vjeçari duke pozuar me fanellat e reja të Kombëtares, teksa shkruan: Sa të shkon.

Një tregues i çmueshëm për lojtarin i cili shihet me perspektivë nga braziliani dhe mund të quhet me plot bindje dhe një investim për të ardhmen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu