Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Rikthim i PAPRITUR në Kombëtare, Sylvinho gati t’i besojë sërish ish-it të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i PAPRITUR në Kombëtare, Sylvinho gati t’i besojë
Andri Hadroj - Taulant Seferi - Jasir Asani

Taulant Seferi mund të rikthehet në Kombëtare, për ndeshjen përballë Polonisë në muajn mars, e vlefshme për “play-off” e Botërorit 2026. Raportohet se Sylvinhos i ka rënë në sy forma e mirë e sulmuesit 29-vjeçar.

Për këtë arsye, duket se trajneri brazilian kërkon t’i japë një tjetër mundësi futbollistit nga Kumanova. Vlen të përmendet se hera e fundit që Seferi u grumbullua me Kombëtaren, ka qenë shtatori i vitit 2024, për ndeshjet e Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë që këtë sezon, 29-vjeçari ka bërë mjaft mirë me Bodrumspor në Ligën e Parë turke. Në 29 ndeshje, Seferi ia ka dalë që të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 6 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu