Tifozët shqiptarë
Teksa na ndajnë shumë pak minuta nga ndeshja Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën e “Play-Off”-it n ë Kupën e Botës, gazetari i “SuperSport” Glendi Nallbani jep informacionin e fundit që vjen nga Varshava.
Konkretisht prej stadiumit “PGE Narodowy”, se tifozët shqiptarë nuk po futen dot në stadium, për shkak të problemit me barkodin.
Në këtë përballje, priten pak më shumë se 3.000 tifozë shqiptar në shkallët e stadiumit, ndërsa kapaciteti i impiantit të mësipërm është tej mase i madh, mbi 58 mijë vende. Fituesit nga ky duel, do të përballet me triumfatorin e sfidës Ukrainë – Suedi.
Poll
