Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“O sot, o kurrë”, Shqipëria në Leskovac kërkon të RISHKRUAJË historinë ndaj Serbisë

Shkruar nga NEWSPORT
“O sot, o kurrë”, Shqipëria në Leskovac kërkon
Kombetarja shqiptare

Momenti i të vërtetës ka ardhur. Mbrëmjen e sotme të gjithë do të jemi “sy e veshë” nga Leskovac, aty ku Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Serbinë. Takim i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2025.

Në orën 20:45 në fushë do të zbresin kuqezinjtë tanë që do të sfidojnë serbët. Një duel i cili për shkak të historisë do të jetë mjaft i “luftuar” dhe që do të dhurojë emocione të mëdha. Kjo sfidë është “jetike” për ekipin e Sylvinhos për të mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim në Botëror.

Edhe pse rikthehemi të luajmë ndaj Serbisë në transfertë pas 11 vitesh, duket se “gjurmët” që ka lënë “droni” në 2014 në Beograd janë ende të “freskëta” te kundërshtarët. E sigurisht që “djemtë’ tanë do të synojnë të kthehen në atdhe me 3 pikët, ndërsa do të tentojnë t’i japin një tjetër “goditje” serbëve dhe të rishkruajnë sërish historinë në tokën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu