
Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën e 9 shtatorit në shtëpi përballë Letonisë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45. Në prag të këtij dueli ka folur trajneri i kuqezinjve, Sylvinho.
Çfarë do ndryshonit në skuadër, a ndiheni në presion të rezultateve?
Dëgjoni, mendoj se po flasim për gjëra të ndryshme. Për të shkuar në Botëror rruga është shumë e vështirë, e dimë të gjithë. Nesër do të jetë ndeshje e tillë, shumë e rëndësishme. Pamë ndeshjen mes Letonisë dhe Serbisë, ishte mjaft e vështirë. Nuk mund të thuash se futbolli modern është i lehtë. Rezultate me shumë gola në futbollim normal i ndodhin ekipeve si Spanja, etj nuk e di… ne nuk jemi në të njëjtin nivel, por loja është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Letonia është një skuadër e fortë fizikisht, me organizim të mirë, kanë shënuar në ndeshjet e fundit. Po ndeshja me Gjibraltarin? Medon Berisha ka qenë me në për disa kohë, por për herë të parë ai filloi si titullar. Kacurri, Simoni, Dajsinani, Shpendi… Ndeshje të vështira, situata të vështira. Ne po flasim për gjëra të ndryshme. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë dhe një ndeshje kyçe për ne.
Kur prezantuan listën the që keni besim tek këta lojtarë, por e keni ndarë mendjen për formacionin, sulm apo mesfushë?
Po e kam thënë këtë gjë 10 ditë më parë, por ende nuk kam vendosur përfundimisht. Kam ndryshuar lojtarët difensivë dhe ata ofensivë. Do bëjmë një tjetër stërvitje sonte, por po ne do të ndryshojmë formacionin, të cilin do ta vendos nesër.
A jeni koshient ju dhe skuadra që nesër jeni të dënuar për të fituar?
Në fakt edhe disa pyetje që iu bënë Gjimshitit, nëse është moment apo jo për Kombëtaren. Është gjithmonë moment i mirë, kur e ke vetë në dorë situatën. Është sfidë e rëndësishme, por do mundohemi të japim performancë të mirë dhe të mundohemi na fitojmë këtë ndeshje.
Në kualifikuese Europiani nuk ishim më mirë se Çekia dhe Polonia, por me entuziazëm ia dolëm. Sot ky entuziazëm nuk duket të jetë, madje disa prej lojtarëve, sot janë jashtë Evrope dhe nuk kanë minutat e duhura në kohë?
Siç e thashë, është një moment i mirë i Kombëtares. Edhe kur ke presion, nëse e ke në dorë gjithçka është mirë. Futbolli është i tillë, kur ke rezultat të mirë gjërat ndryshojnë. Nuk shqetësohem për lojtarët që s’kanë minuta, por për ata që kanë ndryshuar ekip, trajner dhe metodologji loje. Minutat? Nuk jemi në nivel për të zgjedhur lojtarët që kanë më shumë minuta. Kam zgjedhur lojtarët që 6-7 ndeshjet e fundit s’ka luajtur asnjë minutë.
Pas ndeshjes me Gjibraltarin ju thatë se skuadra bëri mirë, kaq mirë do të bëjë edhe përballë Letonisë, pasi s’jemi në pozita të favorshme në grup?
Nuk mund të them për lojtarët 21-vjeçarë të cilët debutuan me Kombëtaren që ishin dobët, luajtën super keq, apo ku di unë se çfarë. Kam parë disa momente të mira dhe ato që s’më pëlqyen shumë. Kur debutova me Brazilin ka qenë ditë e veçantë. Sigurisht lojtarët nuk kishin luajtur ndonjëherë me njëri-tjetrin. Ka lojtarë si Simoni apo Dajsinani që e kishin për herë të parë. Nuk di nëse ka lojtarë shqiptarë që ka shënuar “hat-trick” në një ndeshje. Duhet durim edhe me lojtarët e rinj. Sigurisht që nëse nesër pas ndeshjes nuk do të ketë performancë të mirë, unë do ta them.
Sulmi ka ndryshuar për herë me ty. Po Jasir Asani e ka fituar besimin tënd dhe si po ecën situata e Armando Brojës?
Kur shikon dy vite e gjysmë kohët e fundit, ekipi ka ndryshuar. Në javën e parë të punës më pëlqen të kontrolloj lojtarët, nëse janë në kushte të mira fizike dhe performance janë gati. Dy lojtarët janë mirë, Asani ka kaluar më shumë kohë me ne, ka shënuar më tepër gola. Nuk mund të them nëse do të luajnë nesër, por të dy ose njëri prej do të luajë.
Që nga ndeshja me Anglinë e deri te Gjibraltari, mendoni se performancat kanë qenë të duhurat për një ekip që dëshiron për herë të parë Botërorin?
Një ndeshje e mirë me Anglinë në “Wembley”. Një performancë e mirë me Andorrën në Tiranë, përballë Serbisë një nga më të mirat. Mund të kontrollosh performancën, por jo rezultatin. Ndonjëherë futbolli është shumë i vështirë. Ndeshja e fundit përballë Letonisë… nuk më pëlqeu ekipi në pjesën e parë. Disa gabime, ne nuk e kuptuam lojën për 45 minuta ose më shumë. Ndonjëherë duhet të paguash çmim. Nëse do të shkosh në Botëror, nuk ke kohë për gabime.
Nesër finale për Botërorin, por a është finale për rrugëtimin tuaj si trajner i Kombëtares?
Mund të them diçka për ndeshjen, por jo për pyetjen e dytë. Po nesër është një ndeshje kyçe, por jo një “përfundimtare”, por është e rëndësishme. Të thashë që sa më shumë gabime të bësh, je më larg Botërorit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në nëntor, apo dhjetor, duhet të mendojmë për nesër. E përsëris, që është një ndeshje kyçe.
Juljan Shehu në konferencën e fundit tha se në ekipin e tij luan më përpara prandaj shënoj gola, ndërsa në Kombëtare pak më difensiv. A ka ardhur koha që Shehu të luajë më përpara në interes të Kombëtares kuqezi?
Juljan Shehu është një lojtar shumë i mirë. Ne po punojmë që 6 muaj duke parë ndeshjet e tij. Ne e morëm për të luajtur për Kombëtaren. Trajneri i ekipit të tij e zgjedh ai si do të luajë, nëse këtu luhet ndryshe, duhet të respektojmë njëri-tjetrin. Ka të bëjë me taktikat. Është një lojtar i mirë, bën shumë mirë. Jam shumë i lumtur me të.