Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk e kemi frikë Serbinë”, Laçi gjen problemin e Kombëtares: Na mungon finalizimi

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk e kemi frikë Serbinë”, Laçi gjen problemin e
Qazim Laçi

Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Në përfundim të këtij dueli, para mediave ka folur mesfushori Qazim Laçi.

“Më duket nga minuta e parë kemi treguar dëshirën për të fituar këtë ndeshje patjetër. Në pjesën e parë kemi krijuar raste, por edhe në të dytën. Si gjithmonë na mungon finalizimi. Kemi folur të gjithë lojtarët dhe me ata që krosojnë, nuk është e lehtë gjithmonë për t’i çarë.

Si me Serbinë ashtu dhe sot, nuk ishte e lehtë. Për fat të keq nuk kemi shënuar shumë, por jemi të kënaqur me performancën tonë. Shpresoj që të vijë goli edhe me Serbinë.

Transferta e Beogradit? Këtë ndeshje duhet ta marrim me mend vetë, na pret një ndeshje e vërtetë. E treguam në stadiumin tonë që nuk e kemi frikë Serbinë. Thjeshtë duhet të punojmë tek finalizimi, pasi çdo aksion do të jetë i rëndësishëm dhe ta mbyllim sa më shpejt”, tha mesfushori dibran.

Poll

Lexo gjithashtu