Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, ishte në një lidhje live me emisionin “Euronws Now”, ndërsa foli për ndeshjen historike te Kosovës ndaj Turqisë. Po ashtu, Cana tha dy fjalë edhe për paraqitjen e Shqipërisë karshi polakëve në Varshavë:
“Emocione do kemi të gjithë si shqiptarë, por sidmos ne të Kosovës. Mbetet më e veçantë për neve, kjo është e pamohueshme. Te vjen keq që nuk e ke veshur fanelën e Kosovës?
Secili në një moment jeton një kapitull dhe atë kapitull duhet ta pëmbushësh në mënyrën më të mirë. Ne kemi përjetuar një kapitull që kemi shëndrruar një ëndërr të shqiptarëve, të përfaqësohemi brenda një simboli kombëtar dhe këtë e kemi kryer më së miri. Sonte është një kapitull tjetër.
Disa të rritur në Kosovë pas luftës, pjesa tjetër në diasporë. Kjo është ngjarja më e rëndësishmë e Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë. Mund të jetë një nga gjërat më të rëndësishme në afrimin e Kosovës dhe vlerave që ka rinia te ne. Kundër Turqisë? Ata (Turqia) janë favroitët e mëdhenj.
Pas humbjes në Basel kundër Zvicrës, kanë ndryshuar shumë gjëra. Ekipi ka gjetur një shpirt luftarak. Kemi bërë një fushatë të jashtëzakonshme. Tani mbetet shkalla e fundit, e cila është më e bukura, sikurse më e vështira. Ne duhet të kuptojmë se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd.
Përgjëgjësinë që ke mbi supe është e madhe, ama e jashtëzakonshme. Kur kupton fatin që ke kur luan me Kosovën, bën të kalosh mbi të menduarit të një sportisti. Emocionalisht që ekipi arriti të bëhet një, besoj se këta djemë kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Mos të harrojmë, meritat kryesore i takojnë lojtarëve në fushën e gjelbërt.
Babi im ka qenë vetë futbollist, në gjeneratën e ‘artë’ të Prishtinës me Fadil Vokrrin, kundër skuadrave serbe, boshnjake, sllovene. Kam pasur fatin që familja më ka dhënë vlerat e duhura. Fakti që shumë lojtarë janë rritur jashtë dhe vijnë luajnë për Kosovën, është merita edhe e prindërve për ta bërë një zgjidhje të tillë.
Ndeshjet Poloni – Shqipëri dhe Sllovaki – Kosovë, cilët shikuat? I pamë me momente. Edhe Kombëtarja, por edhe përfaqësuesja e Kosovës, i patën shanset në ndeshjet respektive, ndonëse avancojë vetëm Kosova. Një dilemë nuk e kam pasur kur filluan sfidat, pra cilën himn do dëgjoja dhe e kemi kthyer te ai i Kombëtares.
Fokusi më i madh ishte te Kosova, sepse edhe loja ishte më e shpejtë. Çfarë ndodhi te Shqipëria kundër Polonisë? Sigurisht që nuk ka humbur shpirti luftarak. Ndeshja ishte përgatitur për të patur ekuilibër. Nuk shënuam të parët rastësisht. Kur të vijnë rastet për të mbyllur ndeshjen, detajet bëjnë diferencën.
Goli i barazimit nga një goditjet këndore, ndryshoi shumëçka në të dyja palët. Nëse do të ishte kapiteni i Kosovës sot, çfarë do i thoje ekipt? Më shumë te kanalizimi i emocioneve. Nëse i lëm ata djemë të luajnë, ata mund të vendosin në vështirësi këdo rival, qoftë edhe Turqinë pa problem”.
