Sylvinho ka folur para ndeshjes së Shqipërisë kundër Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play-Off të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve preku një sërë temash, ndërsa u ndal edhe te vështirësia e kësaj sfide ku do të tentohet me çdo kusht rezultati pozitiv për të shkuar më tej.
Tekniku brazilian kërkon të mbajë me këmbë në tokë skuadrën e tij, ndërsa nuk i fsheh cilësitë e kundërshtarit. Para gazetarëve, në konferencën për shtyp, Sylvinho tha:
“Polonia nuk ka një posedim topi të madh, por në tranzicion janë të fortë. Ka lojtarë të shpejtë. Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të madhe, kanë 3 pikë më pak se ata. Janë mësuar të luajnë në Europian, të luajnë në Kupën e Botës. Në tranzicion mund të të shënojnë lehtësisht. Kanë një trajner të mirë dhe janë një skuadër më e mirë se një vit më parë.
Sa i përket Muçit dhe Mehmetit. Kemi bërë disa seanca stërvitore. Nuk e di për zgjedhjen, por janë lojtarë që arrijnë të shënojnë dhe e gjejnë portën. Ne duhet t’i përshtatemi situatës. Nëse i hedhim në fushë mund të bëjnë shumë mirë.
Ndryshimi i Kombëtares me 3 vite më parë? Në fakt këtë duhet ta thoni këtë sepse ju e ndiqni. Unë mendoj se jemi përmirësuar shumë nga 2023. Ka pasur përmirësim skuadra shqiptar, po ashtu edhe Polonia. Sa i përket ndeshjes nëse është më e rëndësishmja për Shqipërinë dhe për mua si trajner, kemi pasur të 2016-tës, por edhe ndaj Serbisë, besoj se po. Duhet të jetë ndër më të rëndësishmet.
Gjumi? Prej dy muajsh thuajse nuk fle. (Qesh)
Lojtarët startues? Kjo skuadër është rritur shumë. Kemi lojtarë që mund të luajnë në sulm, por edhe në krah. Duhet t’i përshtatemi situatës. Nuk qaj mungesat që kam. Do t’i përshtatemi situatës bazuar në ato lojtarë që kam.
Deklarata e trajnerit polak? Nuk e di, nuk e njoh personalisht. Më është dukur i këndshëm. Ka një përgjegjësi të madhe, luan në shtëpi. Ka një skuadër të mirë, por edhe ne po. Gjatë 2024-tës kemi bërë shumë mirë, jemi ndeshur me ekipe të forta njëherazi. Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Nuk janë dy 90 minutasha, është vetëm një dhe mund të ndodhë çdo gjë.
Pllana, Shehu dhe Muçi? Pjesa më e vështirë e një trajneri është kur mendon që prej shortit. E kemi ndjekur kampionatin polak. Vite më para kemi qenë këtu duke parë një ndeshje të Muçit me Aston Villës. NUk e di nëse do të jenë të tre në fushë, por jam i kënaqur që janë këtu në listë. Siç e thashë dhe më parë, Bujar Pllana ka 6 muaj që e kemi parë. Kemi bërë veç 2 stërvitje me të. Nuk e di se si do të luajmë.
E shkuara? Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Sa i përket tifozëve, ata janë forca jonë. Sa i përket ndeshjes në TIranë, e shkuara ka kaluar. Kam parë dhe ndeshjet e 2022. Do të jenë 90 minuta të rëndësishme, me sa më pak gabime. Nuk ka lidhje me ndeshjen e dy viteve më para. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe mund të ndodhë çdo gjë.
Lojtarët e rrezikshëm kundërshtarë? Lewandowski është një nga sulmuesit më të fortë në të gjithë botën. Ai është i jashtëzakonshëm. I kam parë edhe ndeshjet e fundit me Barcelonën. Rreth tij është një ekip i tërë që luan. Ka edhe disa lojtarë të tjerë të rrezikshëm. Në fakt e gjithë skuadra është e një niveli të lartë. Nuk mendoj se është i vetmi lojtar që mund të na sjellë probleme”, tha ai.
Ndeshja Poloni – Shqipëri është programuar të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin e Varshavës, e vlefshme për Play Off e Botërorit “Amerikë 2026”.
