Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Në jetë vijnë 1 ose 2 raste për kualifikimin në Botëror, ky është më i miri”,  Berat Gjimshiti: E kemi vetë në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
“Në jetë vijnë 1 ose 2 raste për kualifikimin në
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushën e lojës nesër në mbrëmje për t’u përballur me Letoninë në kualifikueset e Kupës së Botës. Në prag të këtij takimi, kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti doli në konferencë për shtyp për mediat.

Si është skuadra për nesër, a ndjeni presion për rrugëtimin?

“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë dhe kemi pasur kohë të përgatitemi. Nuk do të jetë e lehtë, por jemi mirë. Nuk ka ndeshje pa presion, shpresojmë që nesër të marrim tre pikët.

Çfarë do bëni ndryshe nga ndeshja e fundit në Riga në Letoni?

I kemi parë ndeshjet, edhe ndeshjen e fundit me Serbinë. Ndeshja e parë që zhvilluam atje nuk ishte e mirë dhe sigurisht që gabuam. Sot nuk është thjeshtë si para disa vitesh, duket në ndeshjet e fundit në këto eliminatore. Nesër do jetë një ndeshje ndryshe, na nevojiten ato tre pikë. Gjëja më e bukur është që e kemi vetë në dorë kualifikimin.

Çfarë mesazhi keni për tifozët?

Mesazhi është që do japim maksimumin ta realizojmë këtë ëndërr. Kualifikimi në Europian ishte një ngjarje historike në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë ta arrijmë edhe në Botëror.

Si është gjendja e lojtarëve, për pjesën e dëshirës?

Sigurisht që dëshira është shumë e madhe, nesër do jetë një ndeshje e madhe. Me Gjibraltarin pritshmëritë ishin më të larta dhe pati disa lojtarë të rinj që luajtën. Kjo ndeshje do jetë shumë ndryshe, përqendrimi është më i lartë. Për t’u kualifikuar në Botëror të vijnë 1 ose 2 raste në jetë dhe besoj që ky është rasti më i mirë që kemi.

Jeni të vetëdijshëm që ky është shansi i fundit për kualifikimin, si përjetohet në skuadër?

E dimë që është rasti i fundit, vetëm nëse të tjerët gabojnë. Besoj që skuadra është mirë dhe e vetëdijshme dhe që ndeshja e nesërme të fusë në presion grupin dhe ekipet e tjera. Tre pikët e nesërme vlejnë shumë, gjithashtu edhe në ndeshjet tjera.

Nëqoftë se luan me kombëtaret e vogla ato luajnë pak më mbrapa. Ndërsa me Serbinë më hapur sepse ishin të hapur. Ndaj është më vështirë me Letoninë sepse rrijnë të mbyllura. Unë e shoh në Itali që të gjithë lojtarët janë të gjatë dhe futbolli është bërë më i vështirë”, u shpreh Gjimshiti.

Poll

Lexo gjithashtu