Maksim Shatskikh
Legjenda e Ukrainës, Maksim Shatskikh nuk beson se ndeshja miqësore mes kësaj kombëtareje dhe Shqipërisë e cila do të luhet në orën 20:45 në Valencia do të prodhojë emocione.
Ish-futbollisti i Dinamo Kievit zgjedh t'i thotë gjërat hapur, teksa jep dhe parashikimet se si kjo sfidë do të përfundojë pas 90 minutave.
"Nuk duhet të presim spektakël në këtë ndeshje. Skuadrat do të ofrojnë një paraqitje të përmbajtur, pasi të dyja i druhen dëmtimeve të papritura. Kjo sepse klubet janë në pikun e sezonit dhe kompeticionet në nivel klubesh janë afër mbylljes. Mendoj se do dalë barazim pa gola, ose 1-1 apo 2-2", është shprehur Shatskikh.
Poll
