Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshje me rrezikshmëri të lartë! 4 ditë para duelit Shqipëri - Serbi, nis çmontimi i lokaleve te “Arena Kombëtare”

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshje me rrezikshmëri të lartë! 4 ditë para duelit
Foto nga lokalet rreth stadiumit "Arena Kombetare"

Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide.

Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit "Arena Kombëtare" ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.

Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga