Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Myrto Uzuni “shpërthen” në lot pas humbjes në Poloni: Do të kemi ditë pa gjumë, donim shumë të shkonim në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni “shpërthen” në lot pas humbjes në Poloni:
Myrto Uzuni

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1. Pas eliminimit ka folur edhe sulmuesi kuqezi, Myrto Uzuni. 

“Jemi shumë të mirë. Kemi bërë një udhëtim shumë të mirë, ishim shumë afër ëndrrës së madhe. Mendoj se meritonim më shumë, ky është futbolli. Çfarë ju tha trajneri? Trajneri na tha që është krenar për ne, për atë që kemi dhënë deri më sot.

Normalisht e dimë që jemi krenarë, por kishim mundësinë për t’i bërë të gjithë shqiptarët krenarë, të shkonim në Botëror. Është e vështirë që të presim 4-5 vite, ishim shumë afër, më vjen keq. Tani do të kemi ditë pa gjumë, të gjithë donim që të arrinim në Botëror”, tha Uzuni.

Poll

Lexo gjithashtu