Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Më të mirët e këtij sezoni në elitë, Aliji dhe Dajsinani mbajnë lart “stekën” e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Më të mirët e këtij sezoni në elitë, Aliji dhe
Naser Aliji

Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën prej 27 lojtarësh, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjet kundër Serbisë në 7 qershor dhe me Letoninë (10 qershor). Interesante është se Superiorja është e përfaqësuar me dy emra lojtarësh.

Fjala është për portierin e Egnatias Mario Dajsinani, dhe mbrojtësin e Dinamos Naser Aliji. Ky është një sinjal i mirë për futbollin shqiptar, ndryshe nga sa ndodhte në vitet e kaluara. Nëse i referohemi statistikave të dyshes në fjalë, në lidhje me sezonin që lamë pas, përkthehet me 35 ndeshje, 30 gola të pësuar dhe 12 ndeshje duke e ruajtur portën e pastër për gardinin Dajsinani.

Nga krahu tjetër Aliji ka bërë mirë te dinamovitët. Edhe pse ai nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës apo ka asistuar në 39 prezenca, sërish ka luajtur rol të rëndësishëm në prapavijën e Dinamos. Jo më kot ata u zgjodhën në formacionin e vitit të Superiores për sezonin 2024-2025.    

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga