Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mario Mitajt i dorëzohet çmimi “Zemra Kuq e Zi” nga “duart” e Lorik Canës: Trofe i veçantë që përfaqëson gjithçka te një futbollist

Shkruar nga NEWSPORT
Mario Mitajt i dorëzohet çmimi “Zemra Kuq e Zi” nga
Lorik Cana

Kualifikimi për herë të parë në fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026 ishte kurorëzimi i një viti historik për futbollin shqiptar. Kombëtarja ia doli të siguronte vendin e dytë në grupin K, ku ishte shortuar me Anglinë, Serbinë, Letoninë e Andorrën.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar të mbrëmjes gala, edhe këtë vit u nderua me trofeun “Zemra Kuq e Zi” një nga lojtarët e Kombëtares. Ky çmim është votuar nga të gjithë anëtarët e klubit “Tifozët e Kombëtares”.

Tifozët patën mundësi të votonin përmes një e-mail-i të dërguar nga FSHF dhe pas numërimit të votave, fitues u shpall mbrojtësi kuqezi, Mario Mitaj.

Ky trofe pasqyron vlerësimin e tifozëve për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme dhe përkushtimin ndaj fanellës kuqezi. Trofeun ia dorëzoi Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares. Në një fjalë të shkurtër, mbrojtësi u shpreh i lumtur dhe krenar që është vlerësuar nga tifozët me këtë trofe.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Vërtetë një trofe i veçantë. Përmbledh jo vetëm cilësinë e lojtarit apo mentalitetin e tij. Diçka shumë më gjithëpërfshirëse. Përmbledh të gjithë virtytet e një djali, sportdashësi, të pasionuari të sportit deri sa të mbërrijë në një sportis profesionist”.

Poll

Lexo gjithashtu