Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Lojtarët tanë do ta hanë barin”, çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë, Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët tanë do ta hanë barin”, çfarë
Sylvinho, trajner i Kombëtares

Shqipëria do të luajë sonte një ndeshje për “jetë a vdekje” kundër Polonisë, e vlefshme për fazën Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të tentojnë me çdo kusht të marrin një rezultat pozitiv, paçka se në letër duket e vështirë.

Polonia është një kundërshtar që e njohim mirë, madje para 3 vitesh ishte trajneri brazilian që deklaronte në konferencë për shtyp: “Lojtarët tanë do ta hanë barin”. Edhe pse kuqezinjtë u mposhtën minimalisht, paraqitja kundër Polonisë ishte e jashtëzakonshme duke treguar menjëherë dorën e trajnerit të ri pas largimit të Edi Rejës. Në Tiranë, Shqipëria dhuroi spektakël teksa i mposhti polakët 2-0 me gola të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.

Megjithatë, sonte gjithë prozhektorët janë drejtuar nga Varshava, aty ku do të zbresin “luftëtarët” tanë. Ndeshja Poloni – Shqipëri është programuar të zhvillohet në orën 20:45.

Poll

Lexo gjithashtu