Polonia 2 – 1 Shqipëria (Lewandowski 63', Zielinski 73' / Hoxha 41')
Komëbtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1.
Golin e parë e shënuan kuqezinjtë, me anë të Arbër Hoxhës në minutën e 41-të, madje duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Por me nisjen e pjesës së dytë, polakët ishin më të qartë, duke përmbysur me golat e Lewandowskit dhe Zielinskit.
Kështu, Shqipëria mbyll aventurën për ëndrrën drejt Botërorit, teksa më 31 mars do të luajë miqësore përballë Ukrainës. Ndërkohë që Polonia luan finalen për Botëror ndaj Suedisë.
Gjysmëfinale “play-off”: Kualifikuese Botërori
Stadiumi: “PGE Narodowy”
Arbitër: Anthony Taylor
FORMACIONET ZYRTARE:
POLONIA: Grabara, Kiwior, Bednarek, Kedziora, Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras, Rozga, Kaminski, Lewandowski. Trajner: Jan Urban.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Shehu, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho.
LIVE:
90+7' Mbyllet 2-1 ndeshja.
73' Polonia përmbys me Zielinskin.
72’ Rast i artë për Pilon, ky i fundit e humbet.
68’ Pilos debuton me fanellën kuqezi, merr vendin e Hoxhës. Nedim Bajrami i lë vendin Armando Brojës.
63' Shënon Polonia me Lewandowskin.
54’ Super aksion i kuqezinjve, Hysaj pason te Bajrami, por ky i fundit shpërdoron rastin e artë.
49' Goditje e rrezikshme nga Zielinski, për fat topi shkon jashtë.
46' Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45+3' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
41' GOL SHQIPËRIA! Shënon Arbër Hoxha.
36' Goditje e fortë e Qazim Laçit, por jo e saktë.
34' Taylor nuk fal, ndëshkon Mario Mitajn me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Rozga.
17' Lajm i keq. Arlind Ajeti largohet i dëmtuar nga fusha, vendin e tij e merr Ardian Ismajli.
7' Polonia rrezikon përsëri nga një goditje këndi, Hysaj shpëton Kombëtaren nga goli i sigurt.
5' Polakët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, goditja e Lewandowskit shkon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë në “PGE Narodowy”! Starton dueli historik Poloni – Shqipëri, Kombëtarja me mision të qartë drejt Botërorit.
