
Elseid Hysaj & Ivan Balliu
Ivan Balliu do të vazhdojë që të jetë pjesë e Rayo Vallecano në LaLiga. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin spanjoll, duke vazhduar të kontribuojë për ta.
Kontrata e re e Balliut do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ndërkohë që 33-vjeçari ka pranuar kushtet e klubit spanjoll, duke mos menduar largimin në merkaton e ardhshme verore.
Kujtojmë se Ivan Balliu është pjesë e Vallecano që prej korrikut të vitit 2021. Ai u transferua nga Almeria me parametra zero pasi i kishte përfunduar kontrata. Ndërkohë që këtë sezon, Balliu është aktivizuar në 21 ndeshje, me një total prej 1067 minutash.
View this post on Instagram
Poll