Armando Sadiku
Një vendim i papritur është marrë nga Armando Sadiku ditën e sotme. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka marrë vendimin të mos jetë më lojtar i skuadrës së Goas në Indi.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra indiane në faqen e tyre zyrtare ku bëjnë të ditur se ekipi dhe lojtari kanë rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me efekt të menjëhershëm.
All - Paragraf - 3
Armando Sadiku kaloi një periudhë të mirë në Indi me skuadrën e Goas që prej transferimit të tij në verën e vitit të kaluar. 33-vjeçari kuqezi bëri 24 paraqitje dhe realizoi 10 gola dhe dy asise.
View this post on Instagram
Poll
