Tashmë është mësuar edhe shkalla e dëmtimit të Medon Berishës. Lecce ditën e sotme ka dalë me një njoftim zyrtar dhe ka zbuluar gjendjen e shqiptarit.
Nga sa mësohet, lideri i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim të gradës së dytë në kofshën e djathtë. Një dëmtim i cili parashikon ta mbajë larg fushës së blertë rreth 1 muaj e gjysmë dhe ky ëhstë një lajm pozitiv, pasi dalja me barelë dhe lotët pas dëmtimit në sfidën ndaj Pisa, lanë përshtypjen për një dëmtim shumë të rëndë të mesfushorit.
“Leçe bën me dije se futbollisti Medon Berisha, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen Leçe–Pisa, ka kryer këtë mëngjes rezonancën magnetike, që ka treguar një tërheqje të gradës së dytë në kofshën e djathtë”, shkruhet në njoftimin e klubi italian.
View this post on Instagram
