Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Titullar me Kombëtaren shqiptare, Maldini Kacurri transferohet në ligën e 5-të angleze

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Titullar me Kombëtaren shqiptare, Maldini Kacurri transferohet
Maldini Kacurri

Maldini Kacurri është futbollisti më i ri i Morecambe FC. Mbrojtësi 19-vjeçar është larguar nga Arsenal, për të nisur një aventurë të re në National League, e cila është kategoria e 5-të angleze.

Nga “Topçinjtë” tek kuqezinjtë e Morecambe, Maldini do të jetë në formë huazimi. Kjo “formulë” transferimi do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Kujtojmë se Kacurri është një “prodhim” i Bromley, teksa më pas ka luajtur për Fulham dhe Arsenal. Gjithashtu ai ishte titullar me Kombëtaren shqiptare, në ndeshjen miqësore përballë Gjibraltarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Morecambe FC (@morecambefc)

Poll

Lexo gjithashtu