
Marvin Çuni
Marvin Çuni është futbollisti më i ri i Sampdoria. Sulmuesi 24-vjeçar mbylli aventurën e tij me Rubin Kazan në Rusi, për t’u rikthyer përsëri në futbollin italian, në Serie B.
Çuni ka kaluar nga Rubin Kazan te Sampdoria në formë huazimi, formulë e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që në kontratë nuk ka as “obligim” apo “opsion” blerje.
Një lëvizje e papritur për Çunin, i cili mesa duket nuk kishte hapësira te ekipi rus, duke marrë shkas edhe formën e mirë të Mirlind Dakut. Kujtojmë se më herët në Itali, shqiptari ka luajtur me Frosinone.
View this post on Instagram
Poll