
Elvis Kabashi nuk është më pjesë e Reggiana. Mesfushori shqiptar 31-vjeçar dhe klubi i Serie B italiane kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre pas 3 sezonesh.
Është vetë Kabashi, i cili ka njoftuar largimin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“E dashur Reggiana, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur është koha për të thënë lamtumirë. Ky nuk është thjesht një ekip, është SHTËPi. Çdo stërvitje, çdo ndeshje, më ka mësuar diçka”, shkruan ndër të tjera Kabashi në rrjetet sociale.
Tashmë, mesfushori 31-vjeçar është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Vlen të përmendet se Kabashi ka një karrierë të pasur në Itali, pasi ka luajtur me ekipe si Empoli, Juventus, Pescara, Livorno dhe Como.
