
Portieri i kombëtares shqiptare U-21, Anxhelo Sina është larguar nga ekipi i Rio Ave. Portieri 21-vjeçar është bashkuar së fundmi me ekipi e PAS Giannina në formë huazimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra greke pak më parë në faqen zyrtare të klubit. Anxhelo Sina do të jetë pjesë e Gianninës në formë huazimi, por pa të drejtë ose detyrim blerjeje.
Njoftimi zyrtar i PAS Giannina:
P.A.E. P.A.S. GIANNINA 1966 ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e bashkëpunimit me portierin ndërkombëtar dhe kampionin e UEFA CHAMPIONS LEAGUE për të rinj 2023-24, Angelo Sina.
Sina e filloi karrierën e tij në akademitë e Olympiacos me të cilat fitoi edhe UEFA CHAMPIONS LEAGUE për të rinj dhe më pas e gjeti veten në Rio Ave nga e cila vjen në ekipin tonë në formë huazimi.
Ne e mirëpresim atë në familjen e madhe të P.A.S. GIANNINA.
View this post on Instagram