
Jasir Asani
Jasir Asani është bërë me skuadër të re. “Mëngjarashi” është zyrtarizuar nga Esteghlal, me këto të fundit që ka arritur marrëveshjen.
Palët kanë firmosur një kontratë për 1 sezon e gjysmë, me shqiptarin që do të duhet të presë për të luajtur me skuadrën e re. Kjo pasi Asani do të kalojë te Esteghlal vetëm pasi të përfundojë kontratën e tij me Gëangju, ekip me të cilin ka kontratë deri në dhjetor.
Kështu në janar, ish-i i Partizanit do të ketë mundësinë të veshë fanellën e Esteghlal dhe të nisë aventurën e re te ekipi i ri. Lajmin e ka zyrtarizuar skuadra nga Irani.
View this post on Instagram
Poll