Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ I ‘harruar’ nga trajneri Sylvinho, Lindon Selahi jep lamtumirën: Do të ketë vend të veçantë në zemrën time, shihemi së shpejti!

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ I ‘harruar’ nga trajneri Sylvinho, Lindon Selahi jep
Lindon Selahi

Lindon Selahi nuk është më pjesë e Rijekës. Ditën e sotme, mesfushori i Kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën ekip korat, pas 4 vitesh aventurë dhe paraqitjeve të mrekullueshme.

Lajmin për largimin nga Rijeka, e ka bërë të ditur vetë 24-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale. Selahi nuk kursen falenderimet, duke filluar nga gjithë stafi dhe presidenti i klubit kroat.

Postimi i Lindon Selahit:

Pas katër sezoneve të paharrueshme dhe 153 ndeshjeve me fanellën bardheblu, ka ardhur koha t'i themi një lamtumirë të vështirë HNK Rijekës.

Ne ndamë kaq shumë momente të veçanta dhe gjithmonë do të jem krenar që e kam veshur këtë fanellë. Dopieta historike e sezonit të kaluar, duke fituar si ligën ashtu edhe kupën, është diçka që do ta mbaj me vete përgjithmonë, pasi ishte objektivi im kur nënshkrova këtu.
Shpresoja të largohesha nga klubi në një mënyrë tjetër. Dëshira ime ishte të vazhdoja të bëja histori me Rijekën, por jeta e një futbollisti mund të ndryshojë shpejt dhe nuk ndjek gjithmonë rrugën që imagjinojmë.

Siç e dini të gjithë, gjithmonë kam dhënë gjithçka që kam pasur sa herë që kam hyrë në fushë dhe kam luajtur me zemër për klubin që dua. Dua të falënderoj shokët e mi të ekipit, stafin e trajnerëve, të gjithë ata që punojnë prapa skenave, Misken dhe Arson, presidentin dhe veçanërisht Armadën. Energjia dhe pasioni juaj kanë shumë rëndësi për mua.

Rijeka është më shumë sesa thjesht një klub për mua. Është bërë pjesë e historisë sime, pjesë e asaj që jam. Pavarësisht se ku do të më çojë jeta më pas, Rijeka do të ketë gjithmonë një vend shumë të veçantë në zemrën time.
Shihemi së shpejti. Me respekt dhe mirënjohje, Lindon!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lindon Selahi (@lindonselahi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga