
Endri Çekici tashmë ka një ekip të ri. Adanaspor është skuadra e radhës, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare do të japë kontributin e tij. Te skuadra e Kategorisë së Parë turke, Çekici gjen shqiptarin tjetër, Sokol Cikalleshin.
Kujtojmë se për dy futbollistët ky është një ribashkim, pasi më parë kanë luajtur krah njëri-tjetrit edhe te Konyaspor, po në Turqi. Përsa i përket Çekicit, 28 vjeçari ishte pa ekip që prej largimit nga Pendikspor në korrik.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka një karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Pogradecit, Teutës, Dinamo Zagreb, Lokomotivës së Zagrebit, Olimpija Ljubljana, Ankaragucu, Konyaspor dhe Pendikspor.
Tashmë, 28 vjeçari është gati për një tjetër aventurë me Adanaspor, të cilët luftojnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë turke.
View this post on Instagram