
Sokol Cikalleshi nuk është më një futbollist i Konyaspor. Është vetë klubi turk që komunikon largimin e bomberit shqiptar nga skuadra pas plo 4 sezonesh.
“Dëshirojmë të falenderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Konyaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhrë për 111 ndeshje”, njofton klubi.
Cikalleshi ka shënuar plot 30 gola dhe 11 asiste me Konyan, më së shumti në karrierën e tij, dhe tashmë mbetet një lojtarë i lirë në merkato. Sulmuesi 34-vjeçar është përfolur më parë për një rikthim në Shqipëri, por tani mund të jetë gjithnjë e më pranë realizimit.
View this post on Instagram