Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ Dikur pjesë e Milan, talenti i Kombëtares shqiptare bëhet me ekip të ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dikur pjesë e Milan, talenti i Kombëtares shqiptare
Ervin Bashi

Ervin Bashi është futbollisti më i ri i Catanzaro në Serie B. Pasi mbylli aventurën e tij me Pro Patria, qendërmbrojtësi shqiptar vendosi që të mos largohej nga Italia, por të bashkohej me Catanzaro.

Me këta të fundit, Bashi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Ndërkohë vlen të përmendet, se 19-vjeçari është talent i Kombëtares shqiptare, pasi është aktivizuar me ekipin U19 dhe së fundmi edhe me Shpresat e drejtuara nga Alban Bushi.

Mbrojtësi ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Itali. Ervin Bashi është aktivizuar për ekipe si Ticina Rob, Pro Patria dhe Milan U18. Tashmë, shqiptari do të provojë veten në një tjetër skuadër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by U.S. Catanzaro 1929 (@uscatanzaro1929official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga