
Menaxheri i futbollit Arbi Laçi, i cili ka në “drejtim” edhe lojtarin e mirënjohur shqiptar Serxho Ujka, ka njoftuar së fundmi në rrjetet sociale se ish-mesfushori i Egntais ka arritur marrëveshje me gjigantët e futbollit belg SV Zulte Waregem. Ujka ka nisur një rrugëtim të rëndësishëm në futbollin europian, duke firmosur kontratë 4-vjeçare.
26-vjeçari në sezonin e fundit fitoi Superioren me Egnatian, teksa zhvilloi edicion mbreslënës, 8 gola dhe 11 asist. “Marrëveshja u krye! Serxho Ujka është zyrtarisht një lojtar i ri i SV Zulte Ëaregem! Jam krenar të njoftoj transferimin e suksesshëm të ndërkombëtarit shqiptar nga FC Egnatia në Ligën Belge Pro, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Një falënderim i veçantë për FC Egnatia dhe SV Zulte waregem për bashkëpunimin profesional dhe besimin gjatë gjithë procesit. Serxho ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe tani është gati të përballet me këtë sfidë të re emocionuese në Belgjikë! I uroj fat të mbarë në këtë kapitull të ri”, shkruajti Arbi Laçi.
View this post on Instagram