
Jasir Asani u zyrtarizua disa ditë më parë si lojtar i Esteghlal FC në Iran. Megjithatë, kontrata e tij me Gwnagju bëri që prezantimi dhe bashkimi i “mëngjarashit” me skuadrën e re, të shtyhej për në dhjetor.
Por, ditën e sotme klubi iranian ka njoftuar se Asani i është bashkuar ekipit. Sigurisht, për të kryer këtë transferim 4 muaj para përfundimit të kontratës, Esteghlal FC ka shpenzuar 1 milionë euro, përfshi këtu edhe bonuset. Ndërkohe paga e shkupjanit do të jetë, 2 milionë euro në sezon.
Vlen të theksohet se 30-vjeçari largohet nga Korea e Jugut me kokën lart dhe si “hero”. Në 81 ndeshje të luajtura me ekipin e Gwangju, sulmuesi shqiptar ia doli që të shënonte 27 gola dhe të asistonte në 6 të tjerë.