Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ylber Ramadani mungon në stërvitjen e Lecces, klubi italian tregon arsyet

Shkruar nga NEWSPORT
Ylber Ramadani mungon në stërvitjen e Lecces, klubi italian tregon
Ylber Ramadani/ ©Credits instagram.com/ylber_ramadani16

Skuadra e Lecces ka kryer ditën e sotme seancën e parë stërvitore në prag të sfidës kundër Sassuolos. Në këtë stërvitje nuk ka qenë i pranishëm Ylber Ramadani.

Mesfushori i Kombëtares ka munguar për shkak të problemeve shëndetësore, teksa klubi i Lecces ka dalë me një komunikatë duke shpjeguar gjendjen e futbollistit.

All - Paragraf - 3

“Lecce komunikon se futbollisti Ylber Ramadani nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme për shkak të një faringiti të mundshëm me temperaturë të lartë, ndaj po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore”, shkruhej në komunikatën e bërë nga klubi italian.

Kujtojmë që 28-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Lecces. Në këtë sezon Ramadani ka luajtur 32 ndeshje mes Serie A dhe Coppa Italia, teksa ka shënuar edhe 1 gol.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga