
Armando Broja
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.
Ndërkohë që lojtarët janë grumbulluar dhe kanë nisur përgatitjet, por kanë kohë edhe për pak argëtim. Në një video të publikuar nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, shihet se ai vetë, Juljan Shehu, Alen Sherri dhe Armando Broja po shijojnë një lojë me letra.
Megjithatë, ky i fundit duket i pakënaqur nga loja. “U prish loja, u prish komplet”, dëgjohet të thotë sulmuesi i Chelsea-t, duke treguar qartë pakënaqësitë e tij.
VIDEO e publikuar nga Elseid Hysaj
Poll