
Ngonge & Ismajli
Torino ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme përballë Pisës me shifrat 1-0 në Kupën e Italisë. Ekipi i shqiptarëve është kualifikuar në raundin tjetër, aty ku i pret Roma.
Golin e vetëm të takimit të sotëm për Torinon e realizoi Cesare Casadei në pjesën e parë të takimit. Në fillimin e pjesës së dytë, Ardian Ismajli gjithashtu gjeti rrjetën, por gjyqtari anuloi golin e shqiptarit për një faull në sulm.
Ismajli luajti takimin e plotë si titullar për Torinon mbrëmjen e sotme. Ndërsa Kristjan Asllani e nisi nga stoli, por u inkuadrua në lojë në minutuën e 71-të të sfidës.
Goli i anuluar i Ismajlit
Poll