Goli i anuluar i Nazmi Gripshit
Po luhet pjesa e parë e ndeshjes Rubin Kazan - Akron Togliatti, e cila vazhdon të jetë në shifrat e “bardha”.
Në minutën e 23-të, fantazisti Nazmi Gripshi gjeti rrugën e rrjetës, por që pas rishkimit në VAR, u konsiderua jo i rregullt. Nga minuta e parë është në lojë edhe sulmuesi i Kombëtares Mirlind Daku.
Sfida në fjalë është e vlefshme për javën e 25-të në Premier League ruse. Aktualisht, Rubin Kazan mban pozicionin e 7-të në tabelë, 18 pikë pas Krasnodar kryesues.
Poll
