Goli i Mehmetit
Anis Mehmeti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Ipswich po fiton në shtëpi përballë Swansea. Sfida e vlefshme për javën e 35-të të Championship, është momentalisht 1-0.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi supergol në minutën e 3-të të sfidës. Me anë të një “predhe” me të djathtën, Mehmeti e dërgoi topin në këndin e pamundur.
Kujtojmë se Sylvinho nuk e preferon që ta ftojë në Kombëtare prej kohësh. Megjithatë, forma e mirë e muajve të fundit, i jep të drejtë futbollistit.
Poll
