Goli i Armend Muslikës
Mesfushori i Kombëtares U-17 Armand Muslika, po demostron potencial të jashtëzakonshëm te ekipi i Tottenham U-18. Në sfidën e sotme kundër Southampton, “Gjelat” londinezë triumfuan bindshëm 4 – 1.
Muslika ishte protagonist me gol dhe asist. Në minutën e 16-të, 17-vjeçari shqiptar kontriboi me asist. Goli i Muslikës nuk vonoi shumë, minuta e 29-të, eurogol nga distanca.
Interpretimi dhe klasi i lojtarit kuqezi, la të shtangur edhe shokët e ekipit, të cilët vendosën duart në kokë pas konkretizimit. Gjatë këtij sezoni në Premier League U-18, Armend Muslika numëron 11 gola dhe 4 asiste në 16 paraqitje, statistika “fenomenal” për një mesfushor.
Goli i Armend Muslikës
View this post on Instagram
Poll
