Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po humbet në transfertë përballë Genclerbirligi. Sfida e vlefshme për javën e 17-të të Superligës turke, është momentalisht 4-3.
Muçi ishte ai që asistoi në golin e 2-të për të tijët, i cili u shënua nga Felipe Augusto. Megjithatë, shqiptari s’u ndal me kaq, ai shënoi golin e 3-të për Trabzonspor nga penalltia në minutën e 67-të.
Kjo është ndeshja e pestë radhazi që shqiptari gjen golin. Në 5 ndeshjet e fundit, përfshirë të sotmen, ish-i i Tiranës ka shënuar 7 gola e asistuar në 1 tjetër.
Poll
