Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shqipëria “tërmet 7 ballë”! Kuqezinjtë “harrojnë” humbjen e fundit, kapiteni i “mbyll gojën” kritikëve dhe “magjeps” me klasin e lartë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shqipëria “tërmet 7 ballë”! Kuqezinjtë
U-19/ Shqipëri - Maltë

Ka përfunduar ndeshja Shqipëria 7 – 1 Maltë për grupmoshën U-19, kualifikueset e “EURO 2026”. Para 3 ditësh, kuqezinjtë u mposhtën befasish nga Luksemburgu në transfertë, 1 – 2. Triumfi me shifra të tilla, ishte edhe një reagim për kritikët e marra.

Përsa i takon sfidës së sotme, protagonist rezultuan dy sulmuesit Arman Durmishi dhe Gabriel Kulla. Të dy bomberat finalizuan trigolësh personal, shoqëruar edhe me konkretizimin e Enis Rexhepit.

Goli i 7-të i Shqipërisë, mbajti “firmën” e Kullës (80’), ndërsa interpretimi, stopimi i topit, mbajtja pas vetes e 3 lojtarëve rivalë dhe më pas rrotullimi me shpinë nga porta e deri te dërgimi i “sferës” në rrjetë ishte i jashtëzakonshëm.

Te Kombëtarja U-19, Gabriel Kulla mban shiritin e kapitenit, teksa bën pjesë për klube te Sassuolo, 13 gola dhe 8 asiste në 30 ndeshje këtë sezon, Primavera 1 në Itali.  

U-19/ Shqipëri - Maltë 7 - 1, goli i Gabriel Kullës, minuta e 80-të

 

Poll

Lexo gjithashtu