Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Shkaktoi “tërmet” me paratë e hedhura në dasmën e motrës, Myrto Uzuni në ceremoninë e "Topit të Artë" shoqërohet nga…

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shkaktoi “tërmet” me paratë e hedhura në
Myrto Uzuni

Në orën 20:00 do të nisë Mbrëmja Gala e “Topit të Artë”. Dhe pak para startit të ceremonisë, disa nga të pranishmit në “Teatrin e Operas dhe Baletit” nuk kanë nguruar të pozojnë para “kameras” dhe të bëjnë disa fotografi.

Në një video të postuar nga FSHF në “Insta-Story” shihet Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Uarda Hyseni (Uzuni) kanë pozuar krah njëri –tjetrit për të bërë disa foto.

Ndërkohë vlen të theksohet se Uzuni së fundmi shkaktoi një “tërmet” në media për shkak të parave të hedhura “lumë” në dasmën e motrës së tij. Një veprim ky që u gjykua shumë nga një pjesë e mirë e mbështetësve, ndërsa një pjesë tjetër e pritën mirë, ndërsa “detyruan” sulmuesin edhe të reagojë në rrjetet sociale për “rrëmujën” e shkaktuar.

 

Poll

Lexo gjithashtu