Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Sfidë shqiptarësh në Kupën e Greqisë, del fitues mbrojtësi i Kombëtares me Panathinaikos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sfidë shqiptarësh në Kupën e Greqisë, del fitues
Mbrojtësi Elton Fikaj te Panathinaikos

Ka përfunduar me shifrat 1 – 2 ndeshja Kavala – Panathinaikos, raundi i 5-të në Kupën e Greqisë. Ky takimi ishte edhe një duel shqiptarësh. Mesfushori Rakip Bregu u pa në fushë për 90 minuta, pjesë e Kavala, ndërsa te Panathinaikos mbrojtësi i Kombëtares U-21 Elton Fikaj.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan kryeqytetasit me Mladenovic, minuta e 18. Barazimi nuk vonoi, goli i Sifneos, përmes penalltisë. Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Panathinaikos vulosi fitoren pas konkretizimit të Taborda. Vlen të përmendet se mbrojtësi shqiptar Elton Fikaj edhe pse është 20-vjeç, po fiton “terren” te gjigandët e Greqisë, të cilët drejtohet nga trajnerit më “gamë” botërore Rafael Benitez.  

                

 

Poll

Lexo gjithashtu