Nuk kishte si të mungonte një gol nga Rey Manaj në fitoren 4-1 të Sivasspor ndaj Sakaryaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po tregon kështu se është në formën e tij më të mirë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.
Lushnjari si gjithmonë ishte titullarë me turqit, teksa e nisi sfidën me asist. Që në minutën e 6-të shërbeu në mënyrë perfekte për një tjetër shqiptar, Valon Et’hemin, me dyshen që i sollën edhe avantazhin Sivasspor.
Por Manaj “kopsiti” paraqitjen e tij fantastike me gol. Në minutën e 90+2 gjeti rrugën e rrjetës, duke çuar shifrat në 4-1. Një gol spektakolar nga lideri i Kombëtares shqiptare, i cili e mbyll kështu ndeshjen në mënyrën e tij më të mirë të mundshme.
Vlen të theksohet se Et’hemi shënoi edhe golin e dytë personal me Sivasspor në minutën e 21-të të përballjes. Padiskutim që kjo sfidë ka folur e gjitha shqip, me Manajn dhe Et’hemin që ishin vendimtar në 3 nga 4 golat e shënuar nga Sivasspor.
