
Redon Xhixha
Redon Xhixha e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Sulmuesi shqiptar ishte titullar në ndeshjen e parë të sezonit për kampionët e Azerbajxhanit, Qarabag përballë Araz në transfertë.
Sulmuesi shqiptar nuk priti shumë dhe në minutën e 7’ ia doli të dërgonte topin në rrjetë duke shënuar golin e parë të këtij sezoni për Qarabag.
Ish-sulmuesi i Tiranës arriti të përfitoi nga një gafë e portierit kundërshtar i cili në tentativë për ta larguar sferën, godet Xhixhën e më pas topi futet në rrjetë.
Poll