Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Qazim Laçi “çmend” Turqinë me supergol, i bashkohet edhe ish sulmuesi i Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Qazim Laçi “çmend” Turqinë me supergol, i
Qazim Laçi

Qazim Laçi po konfirmohet në çdo ndeshje protagonist me paraqitjet e tij në Superligën turke. Këtë herë, mesfushori shqiptar ka shënuar një supergol, duke ngritur në peshë të gjithë tifozët e pranishëm të vendasve.

Goli i tij erdhi në minutën e 79-të, pas një pasimi të ardhur nga rivënia këndore, e ku Laçi nuk priti duke goditur menjëherë topin që "tundi" portën e Gorgen. Të dytin e shënoi Ali Sowe, i cili shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen kundërshtare duke çuar topin në fundin e rrjetës. 

Me këto dy gola, Rizespor siguron fitoren përballë Gaziantep me rezultatin 2-1, duke shkuar në vendin e 8-të me 36 pikë, ndërsa miqtë qëndrojnë në vendin e 11-të me 34 pikë. 

GOLI: 

Goli i Qazim Laçit (Rizespor 1-1 Gaziantep)

Goli i Ali Sowe (Rizespor 2-1 Gaziantep)

Poll

Lexo gjithashtu