Arda Kurtulan
Mesfushori shqiptar Arda Kurtulan ka bërë “heroin” te ekipi i Goztepe në Superligën turke. 23-vjeçari ka shënuar dopietë kundër Samsunspor, e përfunduar 2 – 0.
Kurtulan “zhbllokoi” shifrat në minutën e 23, ndërsa në të 68’ “hipotekoi” fitoren për të tijtë. Pas 17 javësh kampionat, Goztepe është vetëm 3 pikë pas Trabzonsporit të Ernest Muçit.
Nga vitit 2022 deri në qershor të 2024-ës, Kurtulan ka bërë pjesë te Kombëtarja U-21, por prej një viti, ai nuk është thirrur më. Trajneri i Shqipëisë Sylvinho, ende nuk e ka marrë në konsideratë ftesën për mesfushorin në fjalë.
Poll
