
Jasir Asani
Jasir Asani ditën e sotme ka marrë vendimin e papritur, ndryshimin e ekipit. Sulmuesi shqiptar është transferimi më i ri i Esteghal FC në Iran. Aventura e 30-vjeçarit me Gwangju ka marrë fund pas 2 vitesh.
Ekipi iranian në rrjetet sociale e ka prezantuar Asanin si “magjistar” i futbollit. Golat me të majtën “vrastare” dhe festa me shqiponjën kanë qenë kryefjala.
Vetë sulmuesi i Kombëtares nuk ka ngurruar të komentojë në këtë postim, teksa shkruan shkurtimisht: “Shihemi së shpejti”. Te Gwangju, Asani gjeti rrugën e rrjetës 27 raste, shto 6 asiste në 80 ndeshje.
View this post on Instagram
Poll