Cristian Shpendi
Cezena ia ka dalë të mposhtë pastër 2 – 0 Pescarën në fushën e saj. Sulmuesi i Kombëtares Cristian Shpendi kontriboi me asist në golin e parë, i shënuar nga Berti, minuta 25-të.
Në minutën e 89’, Shpendi kishte mundësi të gjente golin, por gaboi befasisht nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas 23 javësh në Serie B, Cezena mban vendin e 5-të me 37 pikë, 10 më pak se Venezia kryesuese. Këtë sezon me bardhezinjtë, 22-vjeçari shqiptar numëron 8 gola dhe 4 asiste, sezon pozitiv dhe protagonist në ekipin e tij.
Poll
