Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Në 3 ndeshje 3 gola, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën me Austin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Në 3 ndeshje 3 gola, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën me
Myrto Uzuni

Për të tretën ndeshje radhazi, Myrto Uzuni është bërë protagonist me skuadrën e Austin. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kontribuoi me gol sot në orët e para të mëngjesit përballë DC United.

Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-2 në këtë sfidë të ndërlikuar në transfertë. Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e këtij takimi duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të.

Sulmuesi shqiptar ndoqi me vëmendje asistin e shokut të skuadrës, duke mposhtur vetëm për vetëm portierin. Në tre ndeshjet e fundit për Austin, Myrto Uzuni ka arritur të gjejë po 3 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga