
Myrto Uzuni
Myrto Uzuni padiskutim është një lider te Granada. Sulmuesi shqiptarë është edhe një futbollist shumë i dashur nga tifozët spanjollë.
Ndeshja e sotme mes Granadas dhe Cadiz ka nisur ndryshe për beratasin. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur 100 ndeshje me Granadan. Për këtë klubi ka organizuar një ceremoni mjaft speciale për të.
Para sfidës Uzuni është nderuar nga drejtuesit e klubit, ndërsa edhe të gjithë të pranishmit në stadium janë ngritur në këmbë dhe duartrokasin për shqiptarin. Padiskutim një moment shumë i veçantë për beratasin, i cili kështu merr një tjetër vlerësim në Spanjë.
Poll