Myrto Uzuni duke festuar golin
Myrto Uzuni është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Austin FC fitoi në shtëpi përballë Houston Dynamo. Sfida e vlefshme për MLS, përfundoi me shifrat 2-0.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte ai që shënoi golin e dytë të sfidës. “Bomberi” 30-vjeçar e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të të pjesës së parë, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Në 9 ndeshjet e para të kampionatit, ky është goli i dytë për sulmuesin shqiptar. Gjithashtu, Myrto Uzuni ka asistuar në një tjetër.
Poll
