Festa e skuadrës së Bodrumspor
Taulant Seferi ka shënuar në sfidën që po luhet mes skuadrës së tij Bodrumspor dhe Instanbulspor. Goli u shënua në minutën e 8-të të takimit duke i sjellë avantazhin miqve.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shërbyer mjaft mirë nga mbrojtësi Arlind Ajeti, duke realizuar saktë para portës së kundërshtarit, në një aksion goli "alla shqiptarësh".
Një përshëndetje speciale kjo për trajnerin Sylvinho i cili zgjodhi mos ta përfshijë në listën e Shqipërisë për ndeshjen e "play-off" përballë Polonisë më 26 mars. Ndryshon situata për Ajetin i cili është grumbulluar për këtë përballje të rëndësishme.
Goli i Taulant Seferit
Poll
